Futboll Seria A

Tre portierë në listën e Juventusit si zëvendësues të Szczesnyt

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventus është duke bërë gati një goditje për ta blinduar portën e tyre.

Legjenda e bardhezinjve, Gianluiggi Buffon është duke zhvilluar stinorin e fundit dhe në qershor pritet pensionimi i tij nga futbolli aktiv.

E për mrekulli në disa ndeshje italianin e ka zëvendësuar portieri i dytë i Juventusit, Wojciech Szczesny.

 Polaku i transferuar nga Arsenali ka shkëlqyer me paraqitjet e tij dhe ka bindur drejtuesit e Juventusit për t’ia besuar pozitën e titullarit nga stinori i ri.

Por Juventus tani është duke menduar për transferimin e një portieri i cili do të jetë rezervë e polakut.

Në listën e bardhezinjve janë tre emra të njohur në futbollin italian.

I pari në listë është 31-vjeçari Andrea Consigli i cili aktualisht luan tek Sassuolo dhe është në përfundim të kontratës.

Në listën e ‘Zonjës së Vjetër’ është edhe veterani 35-vjeçar Federico Marchetti i lënë në hije nga Thomas Strakosha që ka blinduar portën e Lazios.

Ndërkohë në listë ndodhet edhe talenti Emil Audero i cili ka 21 vite dhe po mbron për mrekulli tek Venezia në Serie B.

Related posts

U THIRR ME URGJENCË NGA ELBASANI/ Ja prapaskenat e shkarkimit të trajnerit Lerda

Delo.autor

PRITET ZYRTARIZIMI/ Flick gati të hedh firmën mbi kontratë, rinovon me Barçën deri më 2028-ën

F.autor

PASI U TRANSFERUA TEK FENERBAHCE/ Mesfushori Ozil merr vendimin drastik mbi Gjermaninë dhe kombëtaren

Delo.autor

Leave a Comment