Bundesliga Futboll

“Plakushi” për 100 ditë bëhet trajneri më i mirë në Europë

Jup Hejnkes festoi 100 ditë në stolin e Bayern Munchen. Dhe prej marrjes së drejtimit të skuadrës nga Carlo Ancelotti në tetorin e vitit 2017, asnjë skuadër nga pesë kampionatet kryesore të Europës nuk ka qenë më e suksesshme sesa Bayerni i Mynihut (prej 9 tetorit 2017).

Me Jup Heynkesin në stol, kampionët e Gjermanisë kanë luajtur 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet dhe kanë fituar 88.24% të tyre. 72-vjeçari ka regjistruar 15 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje me një golavarazh 37-10 (+27).

Si për ironi, të vetmen disfatë ia ka shkaktuar ish-klubi i tij i zemrës, Borusia e Monchengladbach. Asnjë skuadër nuk ka bërë më mirë.

Për këto shifra, “Don Jup” meriton një “Chapeau”. Ai bëri pikërisht atë që skuadra nuk bëri me trajnerin italian.

Sot, pas 18 javësh në Bundesligë, bavarezët kryesojnë +13 pikë të shkëputur nga vendi i dytë, Leipzig.

Në vend të dytë në Europë renditet trajneri i PSG-së, Unai Emery. Spanjolli ka fituar 84% të 19 ndeshjeve të PSG-së prej 9 tetorit.

Edhe skuadra më në formë e Europës, Manchester City, renditet pas Bayernit dhe PSG-së. Pep Guardiola ka fituar 79% të ndeshjeve, por duhet thënë se anglezët janë edhe skuadra me numrin më të lartë të ndeshjeve, 24, për shkak të kalendarit të ngjeshur në Angli.

Masimiliano Allegri ka fituar 74% të 19 ndeshjeve të Juventusit, ndërkohë që klasifikimin e Opta-s e mbyll Lioni i drejtuar nga Bruno Zhenezio, që ka dalë fitues në 72% të 18 ndeshjeve të tij.

Related posts

MANDZUKIÇ NUK ËSHTË MË LOJTAR I JUVENTUS/ Kapet nga kamerat duke kryer vizitat mjekësore tek klubi i ri (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT E DJALIT TË TIJ TEK MILAN/ Babai i Piatek: Nuk pranojmë të jetë rezervë

Delo.autor

United nuk e ka mbyllur ende merkaton, gati oferta për mbrojtësin e Napolit

Q.Autor

Leave a Comment