Futboll Seria A Sport

GODITJA E BUJSHME/ INTERI shfaq interes për SUPER LOJTARIN e Fiorentinës

Inter ka shfaqur interes për mesfushorin e Fiorentina-s Jordan Veretout, sugjerojnë raportet, po ashtu edhe për Federico Chiesan. Interesi i zikaltërve për Chiesa-n dihet tashmë, por çmimi 70 mln euro e ka bërës shumë të vështirë marrëveshjen, megjithëse nuk është e pamundur.

Ndërkohë calciomercato.com raporton se klubi milanez gjithashtu ka shfaqur interes për Veretout, madje përpara se të kalonte te Dembele dhe Modric.

Francezi ka shënuar 10 gola sezonin e kaluar, si dhe ka dhënë dy asiste, por Viola e ka bërë të qartë se ai nuk është në shitje.

Drejtori sportiv Piero Ausilio nuk e ka humbur interesin, dhe trajneri Luciano Spalletti do ta shohë nga afër Veretout kur të përballet me Fiorentina-n, me klubin që e sheh si partnerin ideal të Marcelo Brozovic.

Related posts

SOT GJYSMËFINALJA E DYTË CHAMPIONS/ Furia bavareze përballë “surprizës” Lyon

Delo.autor

U LARGUA NGA NAPOLI/ Shikoni çfarë shkruan Hysaj për mbrojtësin spanjoll (FOTO)

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Sulmeusi Mbappe merr vendimin, kërkuar të largohet nga PSG

Delo.autor

Leave a Comment