Futboll

U shpall kampion bote me 8 vida në kavilje, nuk i heq nga frika prej 12 vitesh

Dëmtimi i tij në kavilje në shkurt të vitit 2006 mbajti në ankth të gjithë Italinë, pasi pak muaj më vonë do të niste Botërori, që në fund të saj nxori kombëtaren “azzurre” kampione të botës. Në fund të Botërorit festuan të gjithë, përfshi edhe ish-mbojtësin e Empolit, Richard Vanigli, që në shkurt të atij viti ishte njeriu më i urryer për italianët. Ai ndërhyri rëndë në kaviljen e kapitenit të Romës, Francesco Totti, që iu nënshtrua një operacioni. Mjeku që e operoi, doktor Mariani, rrëfen një kuriozitet që ka befasuar të gjithë: “Totti i ka ende vidat në kaviljen e tij. Ai duhej t’i kishte hequr ato 7 muaj pas operacionit, menjëherë pas Botërorit, por nuk e ka bërë një gjë të tillë prej frikës”.

Momenti i demtimit te Totti ne ndeshjen Roma-Empoli

Kur e operova, i thashë se pas 7 muajsh do të paraqitej për të hequr 8 vidat që i vura në kavilje. Ai nuk ka erdhur kurrë për t’i hequr ato. Unë mendoj se nuk është një gjë e mirë të kesh një copë metal në trup. Nëse do të dëmtohej sërish, do ta kisha të vështirë të bëja një rezonancë, por për fat gjërat kanë shkuar mirë. Tani nuk luan më, është drejtues…”, thotë doktor Mariani. Kështu, Francesco Totti, një nga ikonat e futbollit italian, prej 12 vitesh mban në këmbën e tij 8 vida, që ndoshta edhe mund ta kenë ndihmuar të fitojë Botërorin, ku ishte protagonist.

Related posts

TOTTENHAM-INTER/ Kombinim perfekt, blerja e verës së Zikaktërve” barazon shifrat. Ja “perla” (VIDEO)

Delo.autor

SUPERKUPA E SPANJËS/ SEVILLA befason Barcelonën dhe kalon në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

FUTBOLLISTI I BAYERN MUNICH DREJT REALIT/ Salihamidzic: Bëmë gjithçka, fatkeqësi po e humbëm me zero

Delo.autor

Leave a Comment