Futboll Premier League

Valencia e gatshme të nënshkruajë me Coquelin, 10 mln euro për Arsenalin

Valencia ka bërë ofertë në vlerë prej 10 milionë eurosh për mesfushorin e Arsenalit, Francis Coquelin.

26-vjeçari ka mbetur jashtë planeve të Arsene Wenger duke startuar vetëm në një ndeshje këtë edicion.

Trajneri i Topçinjve preferon Aaron Ramseyn, Granit Xhakën dhe Jack Wilsheren në mesfushë, ashtu që Coquelin ka mbetur në bankën rezervë.

Prandaj e ardhmja e francezit pritet të jetë larg nga Emirates. Lajmin për interesimin e Los Che e publikoi të hënën Cadena Ser.

Ndërsa tash Cope Valencia bën të ditur se klubi spanjoll i ka ofruar mesfushorit ofensiv kontrata prej tre vjet e gjysmë.

(Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, oferta për Arsenalin është 10 milionë euro (që mund të shkojë deri në 12 milionë euro me anë të bonuseve, varësisht nga paraqitjet e lojtarit).

Për shërbimet e Coquelin ka klube të interesuara edhe në Ligën Premier, njëri prej tyre është West Ham Unitedi.

Related posts

PËRGATITJET PËR SUPERIORE/ Kastrioti gjen sulmuesin, firmos Carls Atsina (FOTO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Goditi me shkelma lojtarin, Kastrioti largon trajnerin Ndreu

F.autor

Prezantohet Javier Pastore, Roma nuk “ngopet” në merkato

Sadik.Autor

Leave a Comment