Futboll Premier League

Merson: Mkhitaryan do të jetë një sensacion te Arsenali

Ish-futbollisti dhe trajneri anglez, Paul Merson ka parashikuar se mesfushori armen, Henrikh Mkhitaryan do të jetë një sensacion  në Arsenal.

Mkhitaryan është afër transferimit në Arsenal, pasi menaxheri i Topçinjve, Arsene Wenger konfirmoi të enjten se transferimi i Alexis Sanchezit në Manchester United do të ndodh “me gjasë” me Mkhitaryan që do të lëviz në drejtim të kundërt.

Mkhitaryan, i cili u bashkua me Unitedin në 2016 nga Borussia Dortmund, ka luftuar për kohë të rregullt në këtë sezon nën drejtimin e Jose Mourinhos dhe kohëve të fundit nuk ka luajtur fare pas disa mosmarrëveshjeve me portugezin.

Por, sipas anglezit të njohur, Merson, Mkhitaryan do të jetë një sensacion në Emirates pas transferimit nga United.

“Unë jam një tifoz i madh i Mkhitaryan”, ka thënë fillimisht Merson për The Debate.

“Unë e pashë atë në Dortmund, ku ai u votua lojtar i sezonit dhe shënoi shumë gola”.

“Ai ka humbur rrugën e tij te Manchester United, por nëse Arsenali e fiton atë, me mënyrën se si luajnë dhe mënyrën se si Arsene Wenger po shkon përpara me lojtarët sulmues, mendoj se ai do të jetë një sensacion”.

“Ai është një nënshkrim i madh për Arsenalin nëse e marrin atë”, përfundoi anglezi.

Related posts

115 SHKELJE, ABUZIME ME RREGULLAT E “FAIR PLAY FINANCIAR”/ Man.City rrezikon rënien në Championship, në Angli janë të sigurt

F.autor

KORONAVIRUSI/ Lazio dhe Strakosha sfidojnë Covid-19, ja kur do të dalin në stërvitje

Delo.autor

PROTAGONIST ME MAN UNITED/ Pogba: Nuk më interesojnë fjalët, jap gjithçka në fushë

Isa.Autor

Leave a Comment