International

Ventura kërkon të kthehet pasi fundosi Italinë: Kanë fituar miliona euro falë meje

Giampiero Ventura, ish-trajneri i Italisë, i cili u shkarkuar pasi nuk arriti të kualifikohej në Kupën e Botës 2018, ka thyer heshtjen dhe është kthyer të flasë për eksperiencën e tij me “axurrët”, për gjërat pozitive dhe për atë që nuk ka funksionuar. Ventura nuk e ka fshehur se e ka parë vetën në një situatë të panjohur më parë për të dhe ka pranuar se gjithçka është përkeqësuar pas humbjes së pësuar në “Bernabeu” kundër Spanjës.

“Ka qenë një situatë më e madhe se unë dhe kam paguar çmimin në mënyrë të dhunshme. Kam një dëshirë të madhe të kthehem pas 35 vitesh punë dhe rezultatesh të mira. Klubet ku kam drejtuar kanë fituar miliona euro prej meje. Babai im më ka mësuar të mos dorëzohem kurrë dhe tre muaj nuk mund të fshijnë 35 vite”, ka thënë Ventura.

“Me Italinë ishim të pamposhtur dhe të parët në renditje para ndeshjes me Spanjën, por gjithçka ka shkuar keq pasi kemi pësuar atë humbje. Tani duhet dhe dua të jap përgjigje, dua të rikthehem, në sport nuk humbet kurrë vetëm një njeri. Për sa më takon mua, mund të them se një ditë gjithçka do të jetë më e qartë dhe më e kuptueshme”.

Related posts

Real-Gremio, në Abu Dhabi luhet finalja e Botërorit

Q.Autor

Wenger shfajëson Sanchezin: Nuk është ai problemi ynë

Q.Autor

“NIGERIA do të fitoj prap me Argjentinën”

Q.Autor

Leave a Comment