Futboll Premier League

Veterani i City, tallet me Guardiola: “Çfarë do ai, balet si në Spanjë dhe Itali?

Ndërhyrja e ashpër që Sane pësoi gjatë ndeshjes që Manchester City diskutoi të dielën ndaj Cardiff City, për FA Cup, përfundoi me dëshpërimin dhe shpërthimin e irritimit të trajnerit të “Qytetarëve”, Pep Guardiola. Trajneri doli nga vetja, dhe menjëherë pas përfundimit të takimit u përball i irrituar, gati i tërbuar me arbitrin e ndeshjes, për faktin që ky i fundit nuk e ndëshkoi me karton të kuq atë ndërhyrje të tmerrshme të agresorit. Ky i fundit, Bennett, u ndëshkua vetëm me një karton të verdhë për atë goditje me taka direkt te këmba e Sane, ndërsa më pas u skualifikua vetëm pasi bëri një tjetër ndërhyrje të shëmtuar ndaj Brahim.

“Çdo skuadër mund të luajë si dëshiron, por arbitri duhet të vendosë se çfarë është e drejtë dhe çfarë e gabuar. Unë vetëm i kërkoj atij që të mbrojë futbollistët, jo të Cityt, port ë gjithë futbollistët”, deklaroi trajneri spanjoll i Manchester City, Pep Guardiola. Gjermani i “Qytetarëve” u detyrua të zëvendësohet pas asaj ndërhyrje fatale dhe sikurse konfirmoi vetë Guardiola, do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën 2-3 javë.

Por në favor të futbollit të ashpër dhe kundër trajnerit Guardiola, ka folur vetë ish-futbollisti i Manchester City, Joey Barton: “Çfarë do ai, një sport pa kontakt, si në Spanjë dhe Itali? Ne duhet ta lejmë lojën të rrjedhë. Nëse sheh Seria A dhe ligën franceze, ato janë liga të tmerrshme për tu parë, ka shumë ndalesa, që është arsyeja pse liga jonë është më e mira në botë, sepse ka rrjedhshmëri. Pep duhet të kuptoj se kjo është natyra e futbollit anglez. Futbolli ka avancuar dhe i mbrojnë mjaftueshëm futbollistët, në krahasim me kohën tonë kur luanim”, deklaroi Joey Barton për ‘TalkSports’.

Related posts

“Çmendet” Real Madridi ofron 2 lojtarë për sulmesin e Liverpool

Sadik.Autor

“PRANË POPULLIT SHQIPTAR”/ Tifozët italianë shprehin solidarizimin me Shqipërinë nga stadiumet (FOTO)

Delo.autor

SHKËLQEU NË BOTËRORIN E KATARIT/ Por klubi belg ndëshkon mesfushorin maroken… Zbulohet arsyeja!

F.autor

Leave a Comment