Albanian Stars

(VIDEO) “Çmendet” Cikalleshi, 2 gola Beshiktashit për 2 minuta

Sokol Cikalleshi ka qenë me të vërtetë i magjishëm mbrëmjen e sotme, teksa ka shënuar dy gola, në përballjen e Kupës së Turqisë që Osmanlispor luajti ndaj Beshiktashit.

Ishin miqtë ata që zhbllokuan sfidën vetëm në minutën e 83-të, por ka qenë bomberi i Kombëtares shqiptare, ai që ka kthyer për dy minuta rezultatin.

Në fillim, në minutën e 86-të, kavajasi shënoi golin e parë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, shënoi edhe golin e kthesës, me 11-metërsh.

Por, gjithsesi, kjo fitore falë Cikalleshit nuk i shërbeu turqve të Osmanslisporit, që e kishin humbur ndeshjen e parë me shifrat 1-4, dhe përfundimisht u eliminuan në raundin çerekfinal të Kupës së Turqisë.

Related posts

Mbrojtësi i kombëtares mbështet kanditaturën e Armando Dukës, suksese “Bigboss”“

Q.Autor

Pothuajse zyrtare/ Diskutohen detajet e fundit për kalimin e Memushajt te Bari

Q.Autor

“I çmueshmi” Hysaj, tifozët e Napoli-t e surprizojnë

Q.Autor

Leave a Comment