Futboll Premier League

VIDEO/ Frikë për Botërorin, Gjermania kërcënon Cardiffin për dëmtimin horror të Sane

Lojtari i Manchester Cityt, Leroi Sane, u dëmtua gjatë ndeshjes së “Fa Cup” nga lojtari i Cardifit, Xho Benet, pas një ndërhyrjeje mjaft të rëndë.

Sane ishte duke shkuar afër portës, kur Benet i bëri një faull taktik tepër të rrezikshëm. Ai u dënua vetëm me të verdhë, ndërsa Sane u largua për të shkuar në spital pas ndërhyrjes.

Dëmtimi i yllit gjerman, Sane, ka shqetësuar shumë Federatën e Futbollit të këtij shteti, që i ka dërguar një mesazh klubit uellsian në profilin e vet zyrtar në “Twitter”.

“Hej Cardif. Thjesht duam t’ju kujtojmë se kemi një turne shumë të rëndësishëm në verë. Ju lutemi të mos i dëmtoni lojtarët tanë. Faleminderit!”, shkroi faqja e Federatës Gjermane të Futbollit.

Related posts

SYNON TË FORCOJË EKIPIN/ Juventusi e shpërblen Cristiano Ronaldon me kontratë të re!

Delo.autor

“TELEFONOJA RAIOLA-N PËR TË MË TRANSFERUAR TEK INTER”/ Dumfries: E kam pritur këtë moment!

Delo.autor

Prishtina ëndërron të shkojë larg në Europë, sot sfidon luksemburgasit e Fola Esch

Isa.Autor

Leave a Comment