Futboll Premier League

(VIDEO) Sessegnon, “Bale i ri” që po çmend Mourinho-n

Deri para 18 muajsh, në Angli kishte vetëm një Sessegnon. Stephane, i datëlindjes 1984, fantazist nga Benini, me një të kaluar me ulje-ngritje nga Sunderland te West Bromwich. Një vit e gjysmë më parë ka vendosur të largohet nga Anglia për t’u kthyer në Francë, te Montpellier, dhe vendi i tij është zënë nga një Sessegnon tjetër, Ryan, i cili luan me një skuadër tjetër, në një pozicion tjetër, por me një talent superior.

Sulmuesi i majtë, i lindur në Wandsworth në majin e vitit 2000, konsiderohet si e ardhmja e futbollit anglez. Nuk ka mbushur akoma 18 vjeç, por është titullar prej dy sezonesh te Fulham, skuadër e Championship, ku ka kaluar në 2008-ën, në moshën 8-vjeçare, bashkë me binjakun Steven, lojtar i kombëtares angleze U17 që ka fituar Kupën e Botës.

Në sezonin 2016-17, Ryan ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 25 ndeshje, ndërsa ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 26 ndeshjet e luajtura në këtë sezon. Jo keq për një djalosh që e ka nisur karrierën si futbollist në krahun e majtë të mbrojtjes dhe që është transformuar, me kalimin e kohës, në një sulmues krahu të

https://www.youtube.com/watch?v=JRR_JlDmu3E

I krahasuar me Bale, i cili ka luajtur si mbrojtës krahu te Southampton, ndëra është kthyer në një mesfushor krahu te Tottenham, Sessegnon është një lojtar rekordesh: debutim me skuadrën e parë në gushtin e 2016-ës, në moshën 16 vjeç e 81 ditë, kundër Leyton Orient në Kupën e Ligës, goli i parë 11 ditë më pas, në ndeshjen e barazuar 2-2 me Cardiff-in, që e ka bërë edhe lojtarin e parë të lindur në vitin 2000 që ka shënuar gol në kategorinë e dytë të futbollit anglez.

E ardhmja e tij, siç mund të imagjinohet, është larg Fulham, ndërsa radha e skuadrave të mëdha që e kërkojnë është shumë e gjatë: Tottenham, Liverpool, Arsenal, Liverpool, Paris Saint-Germain, Real Madrid, Manchester City dhe Manchester United, me këta të fundit që janë vënë në lëvizje në këto javë. Mourinho çmendet për të dhe, sipas shtypit anglez, e preferon para juventinit Alex Sandro, i vlerësuar mbi 60 milionë sterlina. Për Sessegnon mund të “mjaftojnë” 30.

 

Related posts

“MUND T’I KISHE LARË MË MIRË”/ Po bëhet virale, sulmuesi zikaltër del te semafori dhe bën pastruesin e xhamave (VIDEO)

Delo.autor

REAL MADRID ZHGËNJEN SËRISH/ Alaves mposht “Los Blancos”, Zidane humbet sërish Hazard

Delo.autor

BABAI I TIJ E DËRGON NË STADIUM/ Shikojeni reagimin e fëmijës kur sheh për herë të parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment