Futboll Premier League

(VIDEO) Vjet krahasohej me Edgar Davids, sot bëhet gazi i botës

Po ta dinte Bayern Munchen se ylli që blenë një vit e gjysmë më parë do të kthehej sot në personazhin më qesharak të momentit, nuk do të investonte 35 milionë euro. Kështu ka ndodhur, luante te Benfica dhe shkëlqeu në kampionatin Europian me Portugalinë, duke fituar edhe trofeun, ndërsa për të pati një lumë ofertash.

Bayern Munchen e bleu për 35 milionë euro Renato Sanches-in, por që shkëlqimi i tij u zbeh me kalimin e muajve. Ai u huazua në Angli te Swansea që të rritej si futbollist, por atij duket se i është rritur vetëm numri i viteve të moshës, pasi cilësitë nuk duken askund.

Golin e fundit e ka shënuar në Europian me Portugalinë, ndërsa prej asaj kohe nuk e ka gjetur më rrugën e rrjetës, duke dalë jashtë parashikimeve. Trajneri Ancelottiasokohe e futi disa herë në fushë, por prap nuk ndryshoi asgjë.

Ndërsa së fundmi është bërë personazhi më i kërkuar, sepse ka bërë që të gjithë të qeshin me veprimin e tij. Në vend që të pasojë te shoku i tij i skuadrës në ndeshjen Swansea – Chelsea, ai gjen një dem në tabelë dhe i pason atij. Siç mund ta shihni dhe ta dëgjoni, edhe komentatori nuk ndalet së qeshuri me gafën e 20-vjeçarit që 18 muaj më parë krahasohej me Edgar Davids.

Related posts

Ramires në radarin e skuadrës nga Serie A

Sadik.Autor

LAJMI I FUNDIT: Mirabelli po shkarkohet nga Milan!

Sadik.Autor

CONTE E KËRKOI TEK INTER/ Sulmuesi i Italisë zyrtarizohet tek rivalët e “Zikaltërve”…

Delo.autor

Leave a Comment