Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ DINAMO KIEV NË CHAMPIONS/ Pirlo me dhimbje koke, dëmtohet sërish lojtari i “Bardhezinjve”…

Përsëri një problem muskulor në kofshën e tij të djathtë për mbrojtësin e Juventusit, Xhorxho Kielini i cili u ndal në fundin e stërvitjes përpara sfidës së Champions-it ndaj Dinamo Kiev.

Mbrojtësi 36-vjeçar humb ndeshjen e nesërme po ashtu edhe derbin e së shtunës ndaj Torinos. Për mbrojtësin veteran është ndalesa e dytë për një hark kohor për më pak se një muaj, gjithashtu dhe kapitenin e Juventusit, i cili ndjeu sërish një problem të ri muskulor në prag të ndeshjes së Champions-it ndaj Dinamo Kievit.

Këtë herë Kielini u ndal për shkak të një dëmtimi në këmbën e tij të djathtë. Mbrojtësi bardhezi sapo ishte kthyer të stërvitej me grupin e skuadrës dhe për këtë arsye ishte gati të kthehej në fushë, por ai pësoi një tjetër dëmtim në përfundimin e stërvitjes që i paraprinë ndeshjes kundër ekipit ukrainas.

Një tjetër ndalesë për kapitenin e Juventusit i cili ndodhet në pritje të ekzaminimeve për të kuptuar shkallën e dëmtimit, me siguri do të humbasë ndeshjen e Champions-it nesër dhe derbin e kampionatit kundër Torinos të shtunën pasdite.

Related posts

Icardi shënon edhe një tjetër gol të çmendur

Q.Autor

I HABIT TË GJITHË/ “Bomberi” Lukaku kurorëzon veten: Jam ndër 5 sulmuesit më të mirë në botë

Delo.autor

I KA DITËT E NUMËRUARA TEK MALAGA/ Mesfushori Bare pret 20%-in për kalimin në Barcelonë

Delo.autor

Leave a Comment