Futboll La Liga

Shishe kokës, Semedo denoncohet se qëlloi të riun

Futbollisti portugez i Villarreal-it, Ruben Semedo, kthehet sërish në lajm për shkak të sjelljes së tij jo sportive. Pak ditë pasi futbollisti u denoncua në polici se tregoi armën në një lokal në Valencia, një tjetër hetim ka nisur në adresë të portugezit.

Në 29 tetorin e shkuar, pas një zënke, Semedo i theu një shishë në kokë një të riu. Të dy kishin debatuar në ambientet e brendshme të një diskoteke në Valencia dhe futbollisti më pas i kishte kërkuar të dëmtuarit që ta shoqëronte deri te makina, se do t’i dhuronte atij një bluzë.

Por në parking ai e goditi në kokë me shishe vere. Hetuesit janë duke shqyrtuar çështjen, ndërkohë që në klubin spanjoll pritet që të marrin masa për këto sjellje mjaft negative të lojtarit të tyre.

Related posts

E pabesueshme/ Inter-Juventus kërkohet të përsëritet- gaboi rëndë arbitri?

Sadik.Autor

DRAMË NË “ANFIELD”/ Newcastle ndal Liverpool në frymën e fundit dhe e lë jashtë zonës Champions

Delo.autor

STATISTIKAT/ Barcelona – PSV: Ja lojtari dhe dështimi i ndeshjes (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment