Moto GP Të tjera

Vinales rinovon me Yamaha deri në 2020-ën: Qëndrova për titullin kampion

Piloti spanjoll Maverick Vinales ka rinovuar kontratën me motorin japonez Yamaha deri në vitin 2020, duke shtyrë me dy vite kontratën që përfundonte në fund të këtij sezoni.

Spanjolli erdhi te Yamaha vitin e kaluar duke bërë një paraqitje të mirë, një sezon që nisi shkëlqyeshëm, por gradualisht Vinales humbi ritmin ashtu sikurse edhe motori. “Kam vetëm një vit këtu, por ndihem si në familjen time. Këtë sezon do të synojmë të arrijmë objektivin që na iku vjet, titullin kampion. Shpresoj të ngjitem në podium në çdo garë dhe të mësoj sa më shumë nga gabimet e bëra vjet”, tha Vinales.

View image on Twitter

Më tej, piloti spanjoll shtoi: “Duhet të punojmë shumë me motorin, për të qenë sa më i shpejtë dhe kompetitiv në çdo garë, në çdo pistë. Duhet t’i shfrytëzojmë në maksimum testet dhe shpresoj që me këtë rinovim të realizoj ëndrrën time, për t’u shpallur kampion bote në Moto GP. Për mua qëndrimi te Yamaha është shumë i rëndësishëm, pasi ketu i kam të gjitha mundësitë për të qenë kampion. Do të më pëlqente që edhe Valentino Rossi të rinovonte dhe së bashku të sjellim sërish titullin kampion te Yamaha”. Vinales deklaroi rinovimin e kontratës sot, gjatë prezantimit të motorit Yamaha.

Related posts

Albin Tahiri zhvillon garën e fundit të enjten

Q.Autor

Erblira Bici e mbyll aventurën, me LPM Pallavolo Mondovi

Sadik.Autor

“PEKIN 2022″/ Flamuri shqiptar parakalon në ceremoni nga vetëm një sportist (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment