Kategoria Superiore Shqipëri

Vjen nga Lazio, prezantohet sulmuesi 22-vjeçar te Flamurtari

Flamurtari ka zyrtarizuar përforcimin e radhës, duke bërë një tjetër goditje në merkaton e dimrit. Bëhet fjalë për një futbollist që vjen nga Lazio, pas negocimit të administratorit Sinan Idrizi me drejtorin sportive të bardhekaltërve italianë, Igli Tare. Më konkretisht, Mamadou Tounkara është tashmë zyrtarisht pjesë e klubit vlonjat të futbollit, teksa forma e kalimit të Flamurtari është huazimi. Sulmuesi i datëlindjes 19 janar 1996, me shtetësi senegaleze dhe spanjolle, luan në qendër dhe në krahë të repartit ofensiv.

“Pasaporta”

Emri i plotë Mamadou Tounkara
Datëlindja 19 janar 1996 (22 vjeç)
Vendlindja Blanes, Spanjë
Gjatësia 1.84 m
Roli Sulmues
Karriera me të rinjtë

2009–2012 Barcelona
2011–2012 → Farners (huazim)
2012–2015 Lazio
Karriera me të rriturit

Vitet Skuadra Ndeshje (Gola)
2014– Lazio 2 (0)
2015–2016 → Crotone (huazim) 7 (1)
2016 → Salernitana (huazim) 1 (0)

Related posts

SFIDA NDAJ KAMPIONËVE TË SUPERIORES/ Portieri Dajsinani: Duhet të tregojmë vlerat tona, ja si Skënderbeu do të dalë nga kriza…

Delo.autor

ZYRTARE/ Punoi tek Partizani, trajneri italian i bashkohet kombëtares europiane

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE/ Kombëtarja mposht Bjellorusinë në “Air Albania” dhe kryeson grupin

Delo.autor

Leave a Comment