Futboll Seria A

Icardi lë stërvitjen, alarmohen tifozët zikaltër

Mauri Icardi nuk e ka përfunduar të plotë seancën e sotme stërvitore te Interi, duke u larguar nga qendra stërvitore. Kapiteni argjentinas i zikaltërve ka ndjerë një shqetësim muskular që nuk e lejonte të vijonte stërvitjen normalisht dhe është larguar për në një klinikë, ku do të verifikohet shkalla e dëmtimit.

Natyrisht që kjo situatë ka alarmuar zikaltrit, pasi sulmuesi është në rrezik real për sfidën e të shtunës ndaj Crotones, ndonëse çdo gjë mbetet për t’u përcaktuar. Nëse kapiteni nuk ia del dot, atëherë maja e sulmit mund t’i besohet italo-brazilianit Eder, ndërsa veç tij në skuadër është edhe i riu Pinamonti.

Related posts

BARAZIM PA GOLA NË “ELBASAN ARENA”/ Kukësi ngec edhe ndaj Vllaznisë, ndajnë pikët

Delo.autor

INTER-LIVERPOOL/ “San Siro” gati për luftë, ja pesë betejat që vendosin fitimtarin…

Delo.autor

Marek Hamsik si Ronaldo dhe Maradona, i bëjnë një bust

Sadik.Autor

Leave a Comment