Futboll Kosova Sport

NJË TRANJER FRANCEZ PËR KOSOVËN/ Zbulohet cili do të ulet në stolin e “dardanëve”

Trajneri i Kosovës, Bernard Shaland pritet të ketë një staf të ri për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.


Postin e ndihmës trajnerit do e marrë një francez, pasi Muharrem Sahiti, që e ka mbajtur deri tani do largohet për një post në federatë. Sipas “Indeksonline”, francezi Sebastien Biçard, do të jetë krahu i djathtë i Shalandit në të ardhmen.

Ky i fundit në të kaluarën ka punuar si trajner te skuadra e Sionit në Zvicër, ndërsa tani do të emërohet ndihmëstrajner te Kosova. 37-vjeçari njihet prej kohësh me trajnerin aktual të Kosovës dhe duket se ka qenë pikërisht Shaland ai që i ka kërkuar drejtuesve Biçardin në stol.

Related posts

Tentoi ta godiste me thikë, Gjoka: Ai është viktimë si unë, ja pse e kam falur

Q.Autor

LISTA E SHQIPËRISË/ Mungesa e rikthime, Edy Reja bën zgjedhjet për “finalet”

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Cadiz-Barcelona. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment