Futboll La Liga

Watford ndërhyn për Deulofeun, rritet konkurrenca për Napolin dhe Interin

E ardhmja e Gerard Deulofeut, mes Italisë dhe Anglisë. Nëse për transferimin e mundshëm të futbollistit të Barcelonës tek Interi apo Napoli është përfolur prej javësh, së fundmi del në skenë Watfordi në Premier League. Mediat spanjollë njoftojnë se trajneri i ri i klubit anglez, Javi Garcia, i cili një javë më parë zëvendësoi Marco Silvan, po këmbëngul për të marrë nën urdhrat e tij lojtarin “blaugrana”.  Deulofeu shihet si përforcim shumë i rëndësishëm për fazën sulmuese në një skuadër që synon pjesën e sipërme të renditjsen në Premier League.

Deulofeu, i cili nuk është në planet e Valverdes, e njeh shumë mirë futbollin anglez, sepse ka luajtur për dy sezone me Evertonin, ndaj përshtatje e tij do të ishte e menjëhershme. Tashmë mbetet që vetëm dy klubet të arrijnë marrëveshjen për çmimin e kartonit të lojtarit.

Related posts

BYLIS-KUKËSI/ Shpëtim Duro kërkon që të mos lëshojë më terren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DISFATA E RËNDË KUNDËR NAPOLIT/ Tifozët kërkojnë “kokën” e Spallettit duke u bërë virale (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions, Grupi D: Startojnë sfidat e këtij grupi, luhet për të tretën

Isa.Autor

Leave a Comment