Kategoria Superiore Shqipëri

Kukësi kërkon dy sulmues, futet në lojë edhe Skënderbeu

Idelino Kolubali ishte objektivi i drejtuesve të Kukësit për repartin e avancuar, madje ishin këta të fundit që kanë deklaruar se kishin arritur marrëveshjen me shtatlartin.

Ata theksuan se nga dita në ditë ai do të udhëtojë drejt Shqipërisë, por dokumentacioni po e mbante peng. Gjithsesi u tha se çdo gjë do të zgjidhej, por nuk ndodhi kështu.

Burime të “Panorama Sport” bëjnë me dije se klubi i Boavistës ishte i gatshëm ta lironte lojtarin, por ishte vetë futbollisti që ndërroi mendje për shkak të dokumentacionit.

Kolubali për dy muaj pajiset me pasaportën portugeze dhe kjo gjë e ka shtyrë mos të afrohet në Shqipëri. Ndërmjet pasaportës dhe Kukësit, ai ka zgjedhur pasaportën, ndërsa agjenti i tij u ka kthyer përgjigje negative kampionëve.

PORTUGEZI Presidenti Gjici nuk e ka pritur aspak mirë refuzimin e Kolubalit dhe u ka kërkuar vartësve të tij që të kërkonin për një tjetër sulmues dhe në skenë ka dalë një tjetër portugez.

Bëhet fjalë për Amido Balde, i cili është pjesë e klubit portugez të Maritimos. Balde ka një fizik për t’u admiruar, pasi është plot 1.97 metra dhe luan si sulmues qendre dhe në krahun e djathtë.

Palët kanë arritur akordin në parim dhe trajneri Pakult ka dhënë miratimin e tij. Tashmë mbeten për t’u diskutuar vetëm detajet e kontratës.

Ndërkohë, në garë për shërbimet e Balde është futur edhe skuadra e Skënderbeut.

NIGERIANI Për të qenë të sigurt se në ditët e mbetura të merkatos do të afrojnë një sulmues cilësor, drejtuesit e Kukësit janë në bisedime edhe me një tjetër sulmues.

Uçe Nofor, nigeriani që e ka nisur në nivele të larta karrierën, ka vuajtur nga dëmtimet. 27-vjeçari ka luajtur fillimisht te Venlo në Holandë për 4 sezone, ku në dy të parët ka shkëlqyer.

Pastaj ka kaluar te Herenven, Lierse, në Belgjikë, e së fundmi te Trencin në Sllovaki. Nëse Kukësi nuk do të afrojë Balde, Uçe është alternativa tjetër.

E sigurt është se njëri prej të dyve do të vihet nën urdhrat e trajnerit Pakult. Presidenti Gjici gjithashtu u ka bërë me dije drejtuesve të merkatos se nuk pret më asnjë justifikim dhe duhet që t’i plotësojnë më çdo kusht dëshirat trajnerit.

Image

Related posts

ISHTE PROTAGONIST ME DOPIETË DHE ASIST/ Ja përblimi që merr Elis Bakaj nga klubi Shakhtyor (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Teuta godet në merkato, kampionët prezantojnë ish-mesfushorin e Tiranës…

Delo.autor

PESË HERË PA TIFOZË NË 3 SEZONET E FUNDIT/ Ja rastësia e çuditshme me sfidën Partizani-Teuta

Delo.autor

Leave a Comment