Futboll Premier League

Wenger: Mkhitaryan është lojtar i kompletuar

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, është shprehur mjaft i kënaqur me transferimin e Henrikh Mkhitaryan.

Armeni kaloi te Arsenali si pjesë e një marrëveshje shkëmbyese që përfshiu kalimin e Alexis Sanchezit në Old Trafford.

Mkhitaryan u shpreh i kënaqur me kalimin e tij te Arsenali, por edhe më i kënaqur u shpreh Wenger.

View image on Twitter
 Tekniku i Arsenalit vlerësoi lart mesfushorin si një lojtar të kompletuar.

“Henrikh është lojtar shumë i kompletuar”.

 “Ai krijon shumë raste, ai mbron mirë, ai mund të absorbojë distancat dhe është shumë i përkushtuar”.

“Më duhet që të them se ai është një lojtar që i ka të gjitha atributet”, deklaroi Wenger për faqen zyrtare të Arsenalit.

Related posts

PAS NDESHJES GIMNASIA-ROSARIAO/ Maradona dhe gjesti i dyshimtë që bëri xhiron e botës (VIDEO)

Delo.autor

KRITIKON LOJËN E GETAFES/ “Gardiani” Courtois: Ata përpiqen t’ju çorientojnë me faulla dhe ankesa tek albitri

Delo.autor

U NDALËN NGA TIRANA/ Cungu: Mund të kishim fituar, por me kaq lojtarë të dëmtuar…

Isa.Autor

Leave a Comment