Futboll Ligue 1

Ylli i PSG-së i refuzon ofertat nga Premierliga, e do vetëm gjigandin italian

Mesfushori i Paris Saint-Germainit, Javier Pastore, i ka refuzuar ofertat nga Liverpooli dhe Tottenhami.

Argjentinasi do t’i marrë parasysh vetëm ofertat nga Italia, ku i kaloi disa vite para se t’i bashkohej PSG-së nga Palermo, sipas gazetarit të mirënjohur italian, Gianluca Di Marzio.

Inter është skuadra italiane që ka shfaqur interesimin më të madh për, por nuk ka gjetur marrëveshje me PSG e cila nuk pranon ta huazojë lojtarin por vetëm ta shesë.

Në fakt, raportohet se Pastore ka arritur marrëveshje me Interin dhe pret që një e tillë të arrihet edhe mes klubeve për ta finalizuar transferimin e tij në Serie A.

Related posts

Nesta rinovon kontratën me Perugian deri 2019

Sadik.Autor

NDEZ DUELIN REAL MADRID-LIVERPOOL NË CHAMPIONS/ Ylli Salah: Sergio Ramos i përket së kaluarës…

Delo.autor

DERBI INTER-MILAN/ Spalletti dhe Gattuso projektojnë formacionet E FRIKSHËM

Isa.Autor

Leave a Comment