Bundesliga Futboll

Zbulohet prapaskena/ Goretzkën e donte Barcelona, por zgjodhi Bayernin

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka deklaruar se Barcelona ishte seriozisht e interesuar për talentin gjerman, Leon Goretzka, që në fund zgjodhi bavarezët.

“Nëse ne nuk do të kishim nënshkruar me Leon Goretzkan, padyshim që këtë do ta bënte Barcelona”, u shpreh Rummenigge.

“Leon është shumë i talentuar dhe vetëm 22-vjeçar. Është pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë dhe shumë i fortë në rolin e tij. Do të kishim gabuar shumë nëse nuk do ta kishim blerë”, shtoi Rummenigge.

Mesfushori gjerman do të qëndrojë i huazuar te Schalke deri në fund të sezonit, për t’iu bashkuar më pas Bayern Munchenit në verë.

Related posts

“AQ MË MIRË QË NDESHJA NDAJ YOUNG BOYS DO TË LUHET NË ZVICËR”/ Egbo: Menduat se Zoti nuk na buzëqeshi sot, por…

Delo.autor

I BËRI SHQIPONJËN/ SERBËT sigurojnë SHAQIRIN: Është detyra jonë që ta…

Isa.Autor

SIGUROI TITULLIN E 8 RADHAZI/ Drejtori sportiv i Juventusit: Ja ku do luajë Dybala sezonin tjetër

Delo.autor

Leave a Comment