International

Zbardhen kandidatët për çmimet “Oskar” të sportit për vitin 2017

Janë përcaktuar sot pasdite emrat e sportistëve kandidatëve për çmimin “Laureus World Sports of the Year”, trofe i njohur ndryshe si çmimi “Oskar” për sportin.

Në garë për të fituar këtë trofe te meshkujt janë tenistët Roger Federer e Rafael Nadal (të dy fituan nga dy grand sleme vitin e kaluar), futbollisti i Real Madrid, Cristiano Ronaldo, atleti britanik i garave 5 dhe 10 mijë metra Mo Farah, piloti britanik i garave të Formula 1, Lewis Hamilton dhe çiklisti britanik Chris Froome, fitues i Turit të Francës dhe Vueltës së Spanjës për vitin 2017.

 

Për femra, sportistet e kandiduara për këtë trofe janë tenistet Garbine Muguruza dhe Serena Williams, atletja afrikanio-jugore Caster Semenya dhe kolegia e saj Allyson Felix (16 herë kampione e botës), notarja amerikane Katie Ledecky dhe skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin.

Përveç kategorisë për “Sportistin më të mirë të vitit” do të ketë çmime edhe për kategori të tjera (sportisti i ri më i mirë, trajneri më i mirë, skuadra e vitit, rikthimi më i mirë etj), ndërkohë që ceremonia e dorëzimit të trofeve do të organizohet në Montekarlo, më datën 27 shkurt.

Related posts

(FOTO) Lojtari i Kolumbisë humbet Botërorin, pezullohet nga FIFA për gjestin racist ndaj Koresë së Jugut

Q.Autor

Keidi Bare ftohet nga Diego Simeone për miqësoren kundër Al Ahly

Q.Autor

(FOTO) Brazili është skuadra më e shtrenjtë e Kupës së Botës

Q.Autor

Leave a Comment