Futboll Shqipëri Sport

JEHONA SHKON EDHE NË PORTUGALI/ Abazi: Specialistët portugezë me elozhe të mëdha për Shqipërinë, Broja i padiskutueshëm

Eduard Abazi ka folur për emisionin “Ora Sport” në “Ora Neës”, ku komenton ecurinë e Kombëtares në këto kualifikuese.

Abazi përcjell nga Portugalia edhe jehonën që ka bërë në vendin luzitan Shqipëria. Ai shprehet se nuk ka dëgjuar më parë komentime me kaq elozhe të mëdha për ekipin tonë kombëtar nga specialistët portugez. Më tej flet edhe me superlative për Armando Brojën, të cilin e sheh të padiskutueshëm në Kombëtaren tonë.

“Do flas si tifoz. Si specialist i kam lënë ata në Shqipëri. Jam i kënaqur nga loja, Jam i kënaqur nga komentimi nga specialistët portugezë. Nuk kam parë ndonjëherë një komentim me elozhe të shkëlqyera nga specialistët portugezë për vendin tim, për lojën, për lojtarët që marrin pjesë në ekipin tonë kombëtar, për një progres dhe për një të ardhme të mirë të ekipit tonë kombëtar.

Gjithmonë ai që shënon golin merr çmimin më të lartë se jep fitoren. Por nuk është kjo. Ai djalë ka cilësi të mira dhe po bën progres. Ai djalë në moshën 20 vjeç është i padiskutueshëm në ekipin tonë kombëtar.

Nëse do të shënonte uzuni ato dy ratet e pastra, që ishin raste shumë më të mira, Uzuni do të kishte sot të njëjtën situatë si Broja. Duhet të rritemi në vlerën që 23-30 lojtarë që janë në axhendën e ekipit tonë kombëtar duhet të jenë të gatshëm, qoftë për 3 minuta, 5 minuta, 25 minuta duhet të japin kontributin e tyre. Kjo është faza më serioze që Shqipëria ka. Nëse do të na kënaqi të bëjë atë që duhet. Kuarteti sulmues janë titullarë të padiskutueshëm të ekipit tonë kombëtar. Por ne nuk mund të luajmë me 4.

Të katër që kanë ndërhyrë në fushë kanë notë pozitive. Kam shumë dëshirë të fitojë, por kujdes se Polonia ka një mesfushë shumë agresive. Ka një kundërsulm të fortë. Na duhet një koncetrim shumë më i lartë se kundër Hungarisë.”, ka thënë Eduard Abazi.

Related posts

E PABESUESHME/ Shikoni si dyshja Dembele-Griezmann humbin rastin e artë ndaj Valladolid (VIDEO)

Delo.autor

Truproja, thirrje të bllokuara dhe asnjë shkrepje/ Ja kushtet e Salah për të mos u…

Isa.Autor

E PAPRITUR/ “Shtrëngon dhëmbët” nga dhimbjet, KAÇE i jep premtimin e fundit PANUCCIT

Isa.Autor

Leave a Comment