Futboll Shqipëri Sport

DREJTORI I RI I KAMZËS/ Një ish i Juventusit vjen më 20 nëntor në Shqipëri

Më 20 nëntor, Kamza do të prezantojë Drejtorin Ekzekutiv të Klubit, i cili as më shumë e as më pak, është një tjetër emër i njohur i futbollit italian. Bëhet fjalë për Fabio Cordella, ish-drejtor i Juventusit në Itali për rajonin e Amerikës Jugore. Cordella ka një eksperiencë të gjatë si drejtues klubesh, pasi në CV-n e tij ai ka dhe drejtimin e klubit të Honved Budabestit, por jo vetëm.

Tashmë rikthehet sërish në këtë detyrë, për të marrë drejtimin e klubit të Kamzës. Ai që e ka bindur Fabio Cordellan të vij në Shqipëri, është pikërisht Andi Matraxhiu, Drejtori Sportiv aktual i Kamzës. Janë mediat italiane ato që e konfirmojnë këtë lajm, ndërsa për Telesport, e konfirmon edhe Andi Matraxhiu.

Prezantimi i Drejtorit tëri Ekzekutiv do të bëhet më 20 nëntor në një konferencë për shtyp. Për momentin jepen vetëm këto detaje, ndërsa pas prezantimit të Fabio Cordella-s te Kamza, pritet të mësohet më shumë rreth projektit që do të ketë ai me klubin e ri.

Me ardhjen e tij në Shqipëri, Cordella do të bëhet i dyti personazh i njohur i botës së futbollit italian, që drejton një klub të Superligës shqiptare. Vetëm një sezon më parë, këtë gjë e provoi dhe Luciano Moxhi, që për disa muaj drejtoi Partizanin.

Related posts

E PAZAKONTË NË SUPERIORE/ Episod komik në Korçë, shikoni çfarë i ndodh arbitrit Laver Alla (VIDEO)

Delo.autor

MODRIC tek Interi/ Ja se çfarë ndodh në MERKATO nëse kroati bëhet “zikaltër”

Isa.Autor

LIVE/ Kastrioti-Partizani, Çela tenton me kokë. Topi mbi tranversën e portës së “demave”

Delo.autor

Leave a Comment