Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GOL ME KOKË NGA PORTIERI/ Ish-“Gardiani” Beqaj shkroi historinë 20 vite më parë në futbollin grek (VIDEO)

Si sot 20 vite më parë (me 11 shkurt 2001), ish-portieri i Kombëtares shqiptare, Arjan Beqaj, shkroi historinë në kampionatin grek të futbollit, duke shënuar gol me kokë, në ndeshjen OFI Kretës-Paniliakos, që përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të vendasve.

Kjo ishte hera e parë që një portier shënonte në kampionatin grek të futbollit dhe ai që tunde rrjetën ishte ish-portieri i Shqipërisë. Beqaj në vitin 2001 ishte 24-vjeç, teksa u aktivizua për plot 6 sezone me fanellën e OFI-it të Kretës ku regjistroi 129 paraqitje dhe 1 gol.

Në minutën e fundit të sfidës, shqiptari la portën, duke shkuar drejt zonës kundërshtare, teksa pas një harkimi nga e djathta, goditi saktë me kokë, duke u shndërruar në një heroi, pasi realizoi golin e fitores. Një fitore e artë, pasi OFI në atë sezon luftonte për mbijetesë, dhe ishte afër zonës së rënies.

Related posts

FRIKË PËR “JASHTËTOKËSORIN”/ Avioni i tij privat bën ulje të detyruar në Belgjikë, ja arsyeja

Delo.autor

“BLERJA MË E RE”/ Duarte prezantohet tek Milan: Ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e ‘kuqezinjëve’

Delo.autor

EURO 2020 U-21/ Pas 5 minutash lojë, Sulmuesi Hudson-Odoi zhbllokon sfidën ndaj “Kuqezinjve” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment