Futboll La Liga

Zidane e përsërit: S’e imagjinoj Real Madridin pa Cristiano Ronaldon

Zinedine Zidane e ka përsëritur se nuk mund ta imagjinojë Real Madridin pa Cristiano Ronaldon.

Trajneri francez foli sot në një konferencë për media për ndeshjen e parë çerekfinale të skuadrës së tij kundër Leganes, e cila do të zhvillohet nesër në mbrëmje, transmeton Express.

Ai ka thënë se skuadra e tij duhet të shënojë dhe mos të pësojë në këtë ndeshje të parë.

“E dimë që do të luajmë në udhëtim dhe duhet ta ruajmë portën e paprekur si dhe të shënojmë gola. Është shumë më rëndësi ta bësh pikërisht këtë kur luan jashtë”, ka thënë Zidane.

Zizu nuk iu ka shpëtuar pyetjeve rreth yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldos, pas lajmeve që e lidhin atë me një largim nga “Santiago Bernabeu”.

“Cristiano është pjesë e këtij klubi, aty ku e ka vendin. Klubi dhe tifozët e duan, siç e kam thënë gjithmonë. Nuk e shoh Madridin pa Cristianon”, ka përfunduar Zidane.

Related posts

JUVENTUS-FIORENTINA/ Sarri kërkon fitoren për t’u shkëputur nga ndjekësit (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

STATISTIKAT/ Juventus-Sassuolo mund të vendoset nga një penallti ose një autogol

Isa.Autor

I DHA FITOREN EKIPIT/ Hazard: Nuk e di nëse është në pesë golat më të mirë por…

Isa.Autor

Leave a Comment