Futboll La Liga Sport

“JETA E NJË GJARPËRI”/ Tifozët e Chelseat sulmojnë portierin e REALIT pas disfatës (FOTO)

Thibaut Courtois bëri ëndrrën realitet gjatë verës kur u transferua nga Chelsea te Real Madrid, por karriera e tij në Bernabeu nuk ka shkuar ashtu siç pritej. Real ka humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit në të gjithë kompeticionet, me vuajtjet e Los Blancos që vazhduan edhe gjatë disfatës së turpshme 5-1 ndaj Barcelona-s në El Clasico.

Courtois duhet të nxirrte plot pesë herë topin nga rrjeta në Camp Nou, dhe tifozët e Chelseat e kanë shfrytëzuar këtë moment duke u tallur me ish-portierin e tyre.

Shumë tifozë të Bluve kanë përdorur rrjetet sociale për t’u kënaqur me dështimin e Courtois. Një përdorues ka shkruar: “Courtois është duke ia bërë me dorë arbitrit apo duke kërkuar ndihmë?”

Një tjetër ka thënë: “Courtois kërkoi me ngulm të largohej nga Chelsea dhe të shkonte te Real Madrid. Tani ka ngrënë pesë gola në El Clasico. Jeta e një gjarpri!!!”

 

Related posts

NGA ALISSON TEK SALAH/ Ja formacioni i “yjeve” të ka larguar Roma

Delo.autor

Humbja ndaj Leganes, ish ylli i Realit kritikon rëndë Zidanen

Q.Autor

DUEL TITANËSH/ Kovalev humbet titullin kampion, Alvarez e hedh “KO” në raundin…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment