Basketball Të tjera

Olympiacos sërish në krye, Valencia fiton derbin me Barcelonën

Olympiacos rikthehet në krye të renditjes në Euroleague pas fitores 94-64 ndaj Maccabi Tel Aviv, ndeshje e dominuar nga skuadra greke, që korri suksesin e 13-të sezonal. Fitore e lehtë e skuadrës helene, ku të 12 lojtarët e regjistruar në këtë sfidë realizuan në koshin izraelit. Një fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra ruse e Khimki Moskë, që mundi 79-70 serbët e Crvena Zvezda, ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Shved me 29 pikë ishte më i miri për rusët, duke i bërë të pavlefshme 20 pikët e Dangubic për serbët.

Nga ndeshja Brose Bamberg – Zalgiris Kaunas, 93-86

Valencia fitoi 91-86 debin spanjoll me Barcelonën, duke ndërlikuar jo pak pozitat e skuadrës “blaugrana”, që zbret në vendin e 13-të të Euroleague. Ndeshje e dominuar nga Valencia, që fitoi falë 19 pikëve të Dubljevic, duke shpresuar ende për një vend në play off. Fiton edhe skuadra e Brose Bamberg, që mundi 93-86 Zalgiris, duke regjistruar fitoren e 7-të sezonale dhe mban ende gjallë shpresat për një vend në play off. Rubit me 22 pikë ishte lider në fushë për ekipin gjerman, ndërsa 23 pikët e White për lituanezët mbetën për statistikë.

EUROLEAGUE – RAUNDI I 18-TË

16 janar, Crvena Zvezda – Khimki Moskë, 70-79

16 janar, Brose Bamberg – Zalgiris Kaunas, 93-86

16 janar, Olympiacos – Maccabi Tek Aviv, 94-64

16 janar, Valencia – Barcelona, 81-76

17 janar, CSKA Moskë – Anadolu Efes, ora 18:00

17 janar, Fenerbahce – Panathinaikos, ora 18:45

17 janar, Real Madrid – Baskonia Gasteiz, ora 20:45

17 janar, Armani Milano – Unicaja Malaga, ora 20:45

Related posts

“TOKIO 2020″/ Të ndrydhur nga izolimi, lodra dhe kukulla seksi gratis për sportistët në Fshatin Olimpik

Delo.autor

RIKTHEHET FUQISHËM/ Majlinda Kelmendi: Kam refuzuar miliona nga shtete të ndryshme vetëm për…

Isa.Autor

Ditë tersi për Warriors, Cleveland e Boston, festojnë Houston e Lakers

Q.Autor

Leave a Comment