Futboll La Liga

Zidane SHPRESON: Mund ta fitojmë Ligën e Kampionëve!

Zidane beson se Reali mund ta fitojë Championsin, trofeu i vetëm që mund t’ia shpëtojësezonin, pas eliminimit nga Copa del Rey dhe mbetjes 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga.
Real Madridi ka shkruar histori duke fituar dy herë me radhë Ligën e Kampionëve dhe Zinedine Zidane e dëshiron tani këtë trofe për herë të tretë.

“Nuk e pranoj këtë situatë. Ne duam të luftojmë dhe vijojmë të punojmë. Besoj se këtë situatë do ta ndryshojmë, e them personalisht. Mundet dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të fituar Ligën e Kampionëve”, u shpreh francezi.

Reali është 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga dhe tashmë është eliminuar nga Copa del Rey kështu që trofeu i vetëm dhe për të cilin do të luftojnë për të shpëtuar sezonin, është Championsi.

Related posts

Edhe Siti rrezikon të dënohet, bllokim merkatoje në horizont

Q.Autor

NUK PO LUAN/ Stones do të bëhet një nga lojtarët më të paguar të Man Cityt

Isa.Autor

BARÇA- PSV/ MESSI dhuron një tjetër PERLË dhe kalon katalanasit në avantazh (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment