Futboll La Liga

Messi rrëfehet: “Nuk i kam problem rrotacionet”

Messi e pranon se është koha që nga ndeshja në ndeshje të ulet nganjëherë në stol.
Mosha, ndeshjet e shumta dhe nganjëherë edhe kundërshtarët e lehtë – janë ato që do të shtyjnë Ernesto Valverden ta ulë në stol kohë pas kohe pesë herë më të mirin e botës, Lionel Messin, i cili thotë se i pranon me kënaqësi vendimet që i merr trajneri.

“Jetoj normalisht dhe jam i qetë. Trajneri vendos për gjithçka. Kemi biseduar dhe nuk i kam problem rrotacionet, ashtu si shokët e skuadrës”, u shpreh Messi.

Messi foli edhe për formën e mirë të ekipit, që është në garë për tripletën (Champions League, La Liga dhe Copa del Rey), diçka që ka triumfuar dy herë, më shumë se çdo klub në histori.

“Fatmirësisht gjërat po shkojnë mirë. Dje kishim ndeshje të vështirë sepse duhej të kthenim rezultatin dhe jam i lumtur me mënyrën se si shkuan gjërat, megjithëse ka mbetur edhe shumë deri në fund”, shtoi Messi.

“Dëshira? Si çdo sezon tjetër, të fitojmë gjithçka”.

Related posts

FITORE SPEKTAKOLARE/ Benzema dhe Mendy i dhurojnë fitoren Real Madrid dhe vazhdon ndjen ndaj rivalit në kryer

Delo.autor

DËSHTON KALIMI I BRAZILIANIT TEK MANCHESTER CITY/ Joao Cancelo tashmë ka një tjetër pretendent, ja klubi i madh

Delo.autor

DO-RE-MI-FA-GOL/ Ja futbollistët që bënë edhe muzikë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment