Futboll La Liga

​Topi i Artë? Përgjigjja fantastike e Leo MESSIT

Messi ka përsëritur edhe njëherë se nuk i interesojnë çmimet individuale, por ato ekipore.
Me triumfin në dhjetorin që lamë pas (2017), Cristiano Ronaldo barazoi Lionel Messin me Topa të Artë, dytë nga pesë.

Këtë sezon, ai që po shkëlqen është magjistari argjentinas, që shihet nga tani favorit për Topin e Artë 2018.

Por, Messi e ka bërë edhe njëherë të qartë se dëshiron të fitojë tituj me Barcelonën dhe se nuk po mendon për ato individuale.

“E kam thënë disa herë se synimi im nuk janë çmimet individuale, por ato ekipore dhe do të luajmë për të fituar gjithçka. Shpresoj të përfundojmë sezonin në mënyrën më të mirë, jemi në rrugën e duhur”, u shpreh Messi.

26 gola në 31 ndeshje në të gjitha garat, këto janë statistikat e Messit deri më tani në sezonin 2017/18.

Related posts

KAPET NË GJËNDJE TË DEHUR/ Si përfundoi në qeli Alban Hoxha dhe çfarë rrezikon

Isa.Autor

E KËRKON REALI/ GJOBA e Courtois prej… mijë euro afron DIVORCIN me CHELSEAN

Isa.Autor

VIDEO/ Manchester City dyfishon shifrat ndaj Watford

Q.Autor

Leave a Comment