Futboll Sport

DEKLARATA BOMBASTIKE/ ”Kemi parandaluar SULME TERRORISTE me dron gjatë Botërorit”

Përfaqësues të lartë të forcave të sigurisë në Rusi kanë konfirmuar sot se ata kanë parandaluar sulm terrorist me dronë gjatë Botërorit 20918 që u mbajt në këtë vend gjatë verës. Drejtori për Shërbimet e Sigurisë Federale në Rusi, Aleksander Bortnikov, e konfirmoi këtë në një takim me agjencitë e sigurisë në vend gjatë ditës s sotme.

Ai bëri të ditur se agjentët e FSB kishin zbuluar 7 grupe që planifikonin sulme ndaj fansave të huaj që kishin udhëtuar drejt Rusisë për të ndjekur aktivitetin. Ai pohoi gjithashtu se këto sulme ishin ndalur falë edhe bashkëpunimit me agjenturat e huaja. “Një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërkombëtar është edhe zhvillimi i Kupës së Botës në Rusi gjatë këtij viti. Falë përpjekjeve të përbashkëta u bë i mundur parandalimi i sulmeve terroriste”, deklaroi ai në këtë mbledhje.

Para fillimit të Botërorit kishte vazhdimisht frikë se mos aktiviteti në Rusi do të ishte vatër e sulmeve terroriste, sepse kishte pasur vazhdimisht kërcënime nga elementë radikalë. Por gjatë aktivitetit nuk ndodhi asnjë incident domethënës dhe gjithçka shkoi shumë normalisht, pasi shteti rus kishte vendosur në punë të gjithë aparatin e tij të sigurisë për të evituar probleme.

Related posts

ZBULOHET KONTRATA E TRAJNERIT TË RI DHE STAFIT/ Maran do të fitojë më pak se gjysma e asaj që merrte braziliani Sylvinho

F.autor

REFUZOI MAN UNITED/ BOATENG nis BISEDIMET me gjigantin FRANCEZ

Isa.Autor

“MIRËSEERDHËT” DHE “MIRUPAFSHIM”/ Policia nuk lejon ekipin “Crvena Zvezda” të hyjë në Kosovë

Delo.autor

Leave a Comment