Futboll Seria A

Zyrtare: Lazio merr mbrojtësin Caceres

Nga dita e sotme, Martin Caceres është një futbollist i Lazios dhe do të vihet në dispozicion të trajnerit Inzaghi, menjëherë sapo të rifillojë stërvitja.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardhekaltër, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku theksohet se mbrojtësi uruguaian ka nënshkruar një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimin për një tjetër vit.

Caceres së fundi aktivizohej te Verona, ndërsa kulmin e karrierës së tij e ka pasur kur luante për Juventusin, me të cilin fitoi edhe tituj kampionë.

Ky afrim është mjaft i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi, pasi Lazio mund të humbasë edhe shërbimet e mbrojtësit holandez, De Vrij gjatë merkatos së janarit.

Related posts

Cana: Vokrri ka qenë zëri i një kombi, humbje e madhe për të gjithë ne!

Sadik.Autor

MERKATO E VERËS/ Shkëlqeu si i huazuar, talenti Sahiti firmos kontratë 4-vjeçare me klubin e madh kroat

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA NË GJIROKASTËR/ Luftëtari dhe Kukës ndajnë pikët

Delo.autor

Leave a Comment