Futboll Kategoria Superiore Sport

“I LUMTUR QË M’U BESUA POSTI I TRAJNERIT TEK DINAMOS/ Devolli: Kujdes nga treshja e Partizanit…

Në vigjilje të derbit të kryeqytetit ndaj Partizanit, e vlefshme për sfidën e kthimit në fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, nesër në orën 18:00 në stadiumin “AIR Albania”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Dinamos, Bledar Devolli, i cili ka analizuar këtë takim për blutë e kryeqytetit:

Trajner i Dinamos – “Jam shumë i lumtur që më është dhënë kjo mundësi dhe për këtë duhet të më dha edhe ai që të futesha te kjo familje dhe te ky klub si Dinamo. Ekipin e kam parë këto ditë shumë mirë, kemi punuar shumë mirë. Shikoj entuziazëm. Kemi punuar dhe besoj kjo do të jetë motoja, sidomos në këtë situatë ku jemi, me kokën poshtë edhe me entuziazmin që i duhet shumë një ekipi dhe sidomos ekipit tonë në këtë situate ku është, që të kalojmë këtë situatë të vështirë dhe që nga nesër të kalojmë turin dhe të vazhdojmë më tej, sepse ky ka mbetur objektivi ynë i vetëm për të kapur Europën besoj.”

Strategjia – “Ndryshe do të bëjmë ato gjëra që kam unë në kokë dhe që kam punuar kudo që kam qenë, e para do të jetë zotërimi i topit, do ta zotërojmë ne gjithë kohës topin, nëse e zotërojmë ne topin do ta kemi më të lehtë. E dyta do të mbrojmë portën tonë dhe të rrezikojmë atë kundërshtarit. Duhet të jemi agresiv në të dyja fazat e kokën poshtë besoj se do bëjmë një ndeshje të mire nesër dhe do kalojmë në fazën tjetër.”

Ndryshimet – “E kam thënë edhe diku tjetër që ky për mua është shansi i jetës, të punosh në një klub si Dinamo jo kushdo e ka fatin dhe besoj se do punoj 24 orë që të mos e humbas këtë shans dhe që nga nesër do shikoj ndryshim dhe besoj se dhe ju do shikoni ndryshim në ekip.”

Ndeshja ndaj Partizanit – “Partizanin e kam parë dhe janë shumë mirë, janë shumë të shpejtë në momentin që e rekuperojnë topin. Ardhja e Skukës i ka shtuar më shumë thellësi, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në momentin që e humbasim topin, duhet të insistojmë ta rekuperojmë po aty ose të vonojmë dhe mos të kemi problem me finalizimin e Skukës, Malës apo Carës sepse këta janë një treshe shumë e frikshme dhe e shpejtë, kështu që nga kjo treshe.”

Disfatat – “Është një gjë i përket të shkuarës dhe unë them që nuk dua ta kthej kokën mbrapa, dua të shikoj para dhe besoj që nesër duhet t’i japim përparësi ndeshjes, të kalojmë këtë vështirësi dhe të shikojmë përpara.”, përfundoi Devolli.

Related posts

FORMULA 1/ Charles Leclerc thumbon Vettel: E munda që në sezonin tim të parë te Ferrari

Delo.autor

“TELUSHI PROBLEMI I PARTIZANIT, POR JANË PËR TITULL”/ Mbrojtësi Trashi: U shtanga kur kuptova se të kuqve…

Delo.autor

“TËRMETI ISHTE NJË TMERR”/ Rrëfen trajneri Lerda: Lojtarët janë duke e kaluar frikën…

Delo.autor

Leave a Comment