Futboll

6 ndeshje, 10 gola – Zidane thotë se Ronaldo është rikthyer

10 gola në vitin 2018, 2 prej tyre në Champions League – Cristiano Ronaldo e ka nisur furishëm vitin 2018.
Pesë herë më i miri i botës shënoi sërish gol në fitoren e Real Madridit 5-3 kundër Betisit, duke shkuar në kuotën e 12 finalizimeve në La Liga dhe në 26 në të gjitha garat këtë edicion.

10 gola në vitin 2018 në vetëm gjashtë ndeshje, 2 prej tyre në Champions League – Cristiano Ronaldo e ka nisur furishëm vitin 2018 dhe për këtë është i lumtur edhe Zinedine Zidane, edhe pse portugezi është ende larg pritshmërive.

“Ronaldo po luan mirë, është i lumtur, të gjithë jemi të lumtur që po shënon dhe që i është rikthyer golave. Po shkojmë drejt fundit të sezonit dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Ronaldo është në formë të mirë, të gjithë lojtarët janë në formë”, deklaroi Zizu. /

Related posts

SPEKTAKËL NË SERIE A/ Shikoni SUPER GOLIN që ka shënuar VETERANI i Genoas (VIDEO)

Delo.autor

ELIMINIMI NGA COPPA ITALIA/ Kumbulla: Sfidë perfekte për Interin pas avantazhit të menjëhershëm, duhet të jemi…

Delo.autor

Stephen Hawking dhe formula e penalltisë perfekte

Q.Autor

Leave a Comment