Futboll Kategoria Superiore Sport

TRANSFERIMI I BUJSHËM/ Rroca flet si kuksian: Dua titullin dhe një kampionat më të fortë

Eduart Rroca është një nga afrimet më me bujë në këtë merkato janari.  Mesfushori la Luftëtarin për tu bashkuar me Kukësin, skuadër që sipas tij dëshiron ta nxjerr kampione. Megjithatë, në prononcimin për mediat, Rroca ka zbuluar se verilindorët po i përdor si trampolinë për të luajtur në një kampionat më të fortë.

Jam i lumtur që jam pjesë e Kukësit. Falenderoj presidentin dhe stafin për besimin që më kanë dhënë. Besoj që e kemi nisur mirë këtë fazë dhe grupi besoj se është i plotë. Jam i kënaqur për momentin dhe shpresoj që kjo fazë të shkojë mirë për të gjithë. Sigurisht që ndjej përgjegjësi jo vetëm unë por të gjithë lojtarët besoj se duhet të marrin përgjegjësitë, që të nxjerrim Kukësin kampion.

Kam përgjegjësi të mëdha, pasi të gjithë kanë besim tek unë dhe nuk dua të zhgënjej asnjë, kështu që shpresoj që ta nxjerrim mbarë. Duke ditur se Kukësi lufton për titull dhe për Kupat e Evropës, shpresoj se bashkëpunimi mes nesh do të jetë afatgjatë. Dëshira është të bëj mirë te Kukësi dhe të arrij të kap një skuadër të rëndësishme. “-përfundoi Rroca.

Related posts

DEL NGA SPITALI PAS NJË INFARKTI/ Fjalët e para të Iker Casillas: Kam qenë shumë me fat…

Delo.autor

NGA DYSHJA DANI ALVES-RAMOS TEK POCHETTINO-RONALDINHO/ 20 çifte futbollistësh, që nuk i mbani mend kur luanin së bashku (FOTO)

Delo.autor

“Telashe” për yjet, topi i Botërorit favorizon portierët

Sadik.Autor

Leave a Comment