Futboll Premier League

Aguero: Çdo skuadër në botë do të donte të kishte një futbollist të tillë…

Sergio Aguero ka thurur lavde për shokun e tij te Manchester City, Kevin De Bruyne, pasi belgu ka dhënë tre asiste në fitoren 5-1 që kryesuesit e Premier League arritën ndaj Leicester City, të shtunën pasdite. Argjentinasi shënoi katër nga golat e Manchester City, në fitoren që i jep mundësinë ekipit të Pep Guardiola të shkëputet +16 pikë në krye të kampionatit, por sipas tij De Bruyne ishte “ylli” tjetër që shndërrimi në këtë shfaqje. Aguero tha se lojtarët e City janë me fat që kanë një shok ekipi si De Bruyne.

De Bruyne ka dhënë 14 asiste në këtë sezon të Premier League, ndërsa Aguero ka shënuar 21 gola në 22 ndeshje të luajtura

“Fatmirësisht, Kevin de Bruyne luan në skuadrën tonë dhe na ndihmon të shënojmë gola, – tha Aguero për “City TV”, – Jam shumë i lumtur sepse shumica e golave të mi vijnë nga pasimet e tij dhe mua më mjafton të drejtojë topin në portën kundërshtare. Gjithashtu jam i lumtur për të sepse me paraqitjet që po bën po vlerësohet maksimalisht. Ai është një futbollist i madh dhe çdo skuadër e planetit do të donte ta kishte në skuadër.”

Related posts

TORTURUESE/ Lojtarët e Leisterit do të udhëtojnë 36 ORË për FUNERALIN e presidentit të tyre

Isa.Autor

IBRAHIMOVIC SHQETËSON MILAN-IN/ Trajneri i Suedisë bën rrëfimin: Bisedova në telefon, po ju them…

Delo.autor

Shokë skuadre me Ronaldon, juventini “thumbon” suksesin e portugezit

Isa.Autor

Leave a Comment