Futboll La Liga Sport

Chelsea refuzon 50 milionë paund nga klubi spanjoll për brazilianin Willian

Chelsea ka refuzuar 50 milionë paund të ofruara nga Barcelona për kartonin e sulmuesit brazilian Willian. Ky është informacioni që vjen nga mediat angleze, të cilat theksojnë se “blaugranat” janë në kërkim të një sulmuesi cilësor, pavarësisht se kanë në përbërje emra të tjerë të mëdhenj, përveç Messit, si Suarez dhe Dembele.

Stafi i Barcelonën e sheh 29-vjeçarin si një “playmaker”, që mund t’i japë një tjetër dimension fazës sulmuese pas largimit të Andres Iniestës. Përkrah Coutinhos, me të cilin është shok skuadre te Brazili, Willian do ta kishte shumë më të lehtë përshtatjen në “Camp Nou”.

Përfaqësuesit e lojtarit kanë qenë në Barcelonë, për të arritur marrëveshjen me kampionët e Spanjës, por Chelsea nuk ka treguar vullnet për ta shitur futbollistin.

Interes për sulmuesin anësor ka shfaqur edhe Manchester United, që po pret zhvillime të mëtejshme për t’u hedhur në aksion, me mendimin për të bërë një ofertë më të lartë se Barça.

Mourinho tentoi ta rrëmbente brazilianin edhe gjatë janarit, por blutë e Londrës refuzuan, edhe pse Conte nuk e konsideronte pjesë e 11-shes bazë, por si një lojtar që mund të aktivizohej për të ndryshuar rrjedhën e lojës në momente të caktuara. Willian ka kontratë deri në vitin 2020 me Chelsea, por në muajin gusht ai mbush 30 vjeç, ndaj Chelsea nuk do ta refuzonte një ofertë të mirë për të. Ndërkohë Roman Abramovich është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me mesfushorin 22-vjeçar rus, Aleksandr Golovin, pa harruar edhe interesin që ka për Christian Pulisic të Borussia Dortmundit.

Related posts

POZITIVE! Armando Broja, në formacionin më të mirë të javës të kualifikuesve të Botërorit

Delo.autor

SPEKTAKOLARE/ NEYMAR TURPËRON shokun e ekipit në stërvitjen e Brazilit, ja reagimi i tij (VIDEO)

Isa.Autor

SPEKTAKËL DHE EMOCIONE/ Skënderbeu mposht Laçin , fiton Superkupën e Shqipërisë

Isa.Autor

Leave a Comment