Futboll Seria A

Juventus në ankth për Mandzukic para sfidës me Tottenham

Përgatitjet e Juventusit për ndeshjen ndaj Tottenham, ditën e martë në Champions League, po përqendrohen në dy protagonistë: Sulmuesit Mario Mandzukic dhe Paulo Dybala. Sulmuesi kroat, në ndeshjen e fundit të fituar në Firenze, pësoi një goditje të fortë dhe është në dyshim për sfidën e radhës. Gjendja e tij do të vlerësohet edhe në 48 orët e ardhshme, para se të merret vendimi për të luajtur ose jo ndaj Tottenham edhe pse gjasat janë që ai të jetë titullar. Por Allegri mund të mos rrezikojë, pasi siç ka thënë ai ka edhe një ndeshje të dytë.

Mungesa e

Mandzukic mund të jetë një problem i madh për trajnerin Max Allegri, që nuk ka në dispozicion edhe sulmuesin argjentinas Dybala, i cili mund të bëjë një test të hënën dhe në rast se rezulton me sukses, mund të jetë në dispozicion. Të paktën duke e nisur ndeshjen nga stoli. Dybala është dëmtuar që më datën 6 janar dhe synohet që të jetë në dizpocion në fundjavë, në sdfidën e radhës në kampionat. Për Juven nis një cikël i vështirë: Kampionat, Kupa e Italisë dhe Champions League, ndaj për t’ia dalë mbanë duhen të gjithë lojtarët.

 

Related posts

Braziliani Ronaldo e shpreh qartë Cristiano është më vendimtar se Lionel Messi (VIDEO)

Q.Autor

Real-CR7, zbulohet kërkesa e veçantë e portugezit për kontratën e re

Sadik.Autor

PO SHKËLQEN ME ROMËN/ Derbi i madoninës synojnë të marrin në janar mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment