Eredivisie Futboll

Ajaxi mposht me vështirësi Twenten dhe mban gjallë shpresat për titull

Ajaxi i Amsterdamit mban ende gjallë shpresat për titull në Eredivisie. Harkëtarët mposhtën 2-1 Tëenten në javën e 23-të të kampionatit holandez duke e ngushtuar sërish në 7 pikë diferencën ndaj PSV-së kryesuese në renditje.

Ajaxi kaloi pa u mbushur ende 3 minuta lojë në epërsi me një gol të bukur të djalit të legjendës Patrick Kluviert, Justin Kluviert i cili shënoi golin e 6-të në këtë sezon të Eredivisies dhe nga java në javë po konfirmohet si një talent i padiskutueshëm.

Megjithatë miqtë nga Enschede të cilët kanë probleme ekonomike dhe rrezikojnë seriozisht rënien në këtë sezon e surprizuan Ajaxin në minutën e 66-të me golin Tighadouinit.

Megjithatë baraspesha zgjati pak pasi danezi Lasse Schonne kthehu në gol një 11-metërsh në të 71-ën duke i dhënë fitoren skuadrës së trajnerit Ten Haag.

Related posts

Shqipëria dhe Kosova “betejë” për lojtarin, talenti në Gjermani refuzon kuqezinjtë (FOTO)

Isa.Autor

FITORJA E TRETË RADHAZI/ Milan mposht Venezian falë dyshes Diaz-Hernandez dhe kap “Zikaltërit”

Delo.autor

KËRKON TË BLINDOJË MESFUSHORIN ANGLEZ/ Manchester City në këmbët e 20-vjeçarit, gati oferta marramendëse

Delo.autor

Leave a Comment