Europa League Futboll Sport UEFA

Marseille me mungesa ndaj Salzburg, ”luftë” për finalen

Marseille do të kërkojë sonte në transfertë të sigurojë biletën për të prekur finalen e madhe të Europa League. Francezët nuk do ta kenë të lehtë në “Red Bull Arena” edhe pse vijnë me një rezultat 2-0 nga takimi i parë. Salzburg do të bëjë maksimumin në shtëpi, në prani të tifozëve për të kaluar në raundin final. Megjithatë, nuk do të jetë aspak e lehtë përballë djemve të Rudi Garcia-s, të cilët e duan me patjetër finalen e Lionit.

Në ndeshjen e parë, skuadra franceze i është falur golave të Florian Thauvin (15’) dhe të Clinton Njie (63’). Tekniku 54-vjeçar nuk do të në dispozicion dy lojtarë për këtë sfidë, portierin 33-vjeçar, Mandanda dhe mbrojtësin japonez, Sakai. Lojtarët kanë mbetur të dëmtuar në këmbë dhe gju.

Salzburg (4-3-1-2): Walke; Lainer, Ramalho, Caleta-Car, Ulmer; Haidara, Samassekou, Berisha; Yabo; Dabour, Hëang.

Marseille (4-2-3-1): Pelé; Sarr, Rami, Luiz Gustavo, Amavi; Lopez, Sanson; Thauvin, Payet, Ocampos; Germain.

Gjyqtar: Sergei Karasev (RUS)

Related posts

Zidane: Neymar dhe Ronaldo në një ekip? Të mirët shkojnë gjithmonë…

Sadik.Autor

BARÇA TV DO TRANSMETOJË TË GJITHA GOLAT E MESSIT/ Fillon në 23:00, mbaron në 4:30 të mëngjesit

Delo.autor

KA PARAMETRAT E BOLT/ AUBAMEYANG sillet si “FERRARI”, tallet KEQ me…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment