Futboll

Alban Hasani: Kërcënimet te Vllaznia? SMS të tmerrshme drejt Cungut, na kanë ardhur edhe…

Sulmi me thikë kundër trajnerit Ernest Gjoka ka bërë që të dalin në pah edhe disa fenomene negative që kanë ekzistuar në të kaluarën në klubin shkodran, qoftë me trajnerët e Vllaznisë, por edhe ata që kanë drejtuar skuadrat e akademisë.

Menjëherë pas asaj që i ndodhi Gjokës, kanë folur Armando Cungu dhe Samuel Nikaj, të cilët konfirmuan se janë kërcënuar në të kaluarën, teksa ky i fundit i ka zgjidhur gjërat privatisht, pa i bërë publike në media. Megjithatë, duket se presioni edhe më i madh është tek ata që drejtojnë akademinë Vllaznia.

Drejtori teknik i akademisë, Alban Hasani, në një prononcim për “Panorama Sport”, ka zbuluar anën e errët dhe problemet që kanë trajnerët. Sipas tij, i vetmi trajneri jabanxhi që nuk po kalon mirë në Shkodër është Ernest Gjoka. Hasani tregon edhe për kërcënimet e shpeshta përmes mesazheve që i vinin ish-trajnerit të kuqebluve, Armando Cungu.

DEKLARATA – “Së pari më vjen keq për Ernest Gjokën sepse është i vetmi trajner jabanxhi që nuk po e kalon mirë në Shkodër. Të gjithë trajnerët e tjerë, duke filluar nga Dervish Haxhiosmanoviç, i cili ka fituar titullin dhe Kupën, kanë folur me superlativa për mikpritjen shkodrane.

E kam fjalën për emra si Mirel Josa, Agim Canaj, Shpëtim Duro, Baldo Ranieri, Hasan Lika dhe malazezi Mojash Radonjiç. Unë di të them se qyteti ynë ka një defekt shumë të madh sepse i ka pranuar me shumë vështirësi trajnerët shkodranë. Në dhjetë vitet e fundit vetëm Armando Cungu dhe Edi Martini kanë drejtuar këtë Vllazni, ndërsa Armir Grima,Elvis Plori dhe Samuel Nikaj, kanë qenë pak kohë në stol.

Dua të ndalem te Cungu, i cili ka përjetuar një tmerr të vërtetë në periudhën që ka qenë në krye të skuadrës. Me sinqeritet mund t’u them se nëse lexon mesazhet që ai ka marrë në telefon në atë periudhë, tmerrohesh. Gjithsesi, ajo që ndodhi me Gjokën mendoj se është një turp për të gjithë qytetin.

Natyrisht duhet të pranojmë se presionet kanë ekzistuar gjithnjë, e veçanërisht në akademi, ku unë punoj. Sytë më kanë parë nga të gjitha. Jemi kërcënuar me armë, e jo më me thika. Ka pasur edhe raste kur jemi kërcënuar se do të na heqin nga vendi i punës. Disa prej trajnerëve të ekipeve zinxhir janë larguar pikërisht prej kë- tyre presioneve.

Rëndom këto presione bëhen nga prindërit e lojtarëve, por jo vetëm. Ka edhe njerëz me kollare apo që dalin shpesh në televizor, të cilët kërcënojnë”, ka rrëfyer Alban Hasani, i cili prej pak vitesh bën detyrën e drejtorin teknik në akademinë Vllaznia.

ADMIR URUÇI

 

Related posts

NDESHJA ME PARMËN/ Juventus dyfishon shifrat me Ronaldon, por ja çfarë ndodh

F.autor

Sot përcaktohen dy çerekfinalistet e tjera në Champions

Q.Autor

(FOTO) Nga Adidas te Puma, njihuni me prodhuesit e fanellave të Milanit ndër vite

Q.Autor

Leave a Comment