Futboll

UEFA bllokon përdorimin e VAR në Champions, “tërbohet” Rumenige: Shoh arbitra konfuzë

Teknologjia VAR, e cila ka hyrë këtë vit në pothuajse të gjithë kampionatet europiane, rrezikon të mos përdoret në Champions. Në fakt, Anglia dhe Spanja nuk kanë pranuar ta kenë në kampionatet e tyre. Disi e çuditshme në fakt, duke pasur parasysh dhe rëndësinë që kanë si kompeticione.

Në Gjermani, VAR u përdor për herë të parë në fillimin e këtij sezoni, shumë herë prodhoi dhe diskutime të forta. Arbitrat gabuan në disa ndeshje, edhe mbasi i panë rastet të përsëritura në monitorë. Gjithashtu dhe në Itali nuk kanë munguar ankesat e klubeve dhe rastet e diskutueshme.

Kujtojmë që në ndeshjen e fundit ndaj Interit dhe Beneventos, miqve iu mohua një penallti dhe një karton i kuq. Arbitri nuk kërkoi fare ndërhyrjen e VARit. Rast që u diskutua gjatë në emisionet vendëse. Gjithashtu rast pikant ishte dhe në ndeshjen e fazës së parë Juventus-Torino, ku arbitri nuk dalloi dhe mbasi pa pamjet filmike, faullin që solli golin e dytë të “Zonjës së Vjetër”.

Në kongresin e UEFA-s, që po zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë, presidenti Ceferin ka folur për përdorimin e VARit. “Shoh shumë konfuzion tek arbitrat në fushën e lojës. Në disa raste ata kanë marrë vendime të gabuara, ndaj nuk do të përdoret në Champions”. Ndërkohë UEFA do të miratojë edhe çështjen e zëvendësimeve në ndeshje. Duke e shtuar atë nga 3 në 4 ndërrime gjatë lojës.

RUMENIGE – Bosi i bavarezëve, Karl Hainc Rumenige, ka deklaruar se nuk ishte dakord me deklaratën e numrit një të UEFA-s. “Më vjen mirë që FIFA është pro ndihmës së arbitrave gjatë lojës. Ajo po tregohet më aktive dhe e arsyeshme se UEFA. Në të kaluarën ka qenë e kundërta. VAR do ta bënte lojën më serioze më të mirë dhe më të drejtë.

Të mos harrojmë që, në ndeshjen e vitit të kaluar ndaj Realit të Madridit, ne u ndëshkuam nga gabimet trashanike të arbitrit hungarez Viktor Kasai. Po të kishte qenë teknologjia, rezultati do të ishte shumë ndryshe”.

Ndërkohë presidenti i FIFAs, Xhiani Infantino, gjatë mbledhjes së fundit në Zyrih, për organizimin e kupës së botës në Rusi, u shpreh se do të përdoret teknologjia për të ndihmuar arbitrat të marrin vendime sa më të sakta. Në mënyrë që të mos të dëmtohet asnjë përfaqësuese nga gabimet arbitrare.

Duket se UEFA dhe FIFA mbajnë qëndrime të ndryshme për këtë çështje dhe pse përfaqësuesit e tyre, Pier Luxhi Kolina (UEFA) dhe Masimo Busaka (FIFA), kanë qenë për shumë vite ish-arbitra që kanë arbitruar në nivele të larta dhe ish-kolegë. Ndajnë mendime të kundërta. Ndoshta nuk janë ata, personat që ndikojnë direkt në këtë vendimmarrje të rëndësishme për mbarëvajtjen e një ndeshjeje futbolli.

 

Related posts

“KORONAVIRUSI E KA BASHKUAR EKIPIN”/ “Gladiatori” Gjasula: jam i bindur se ia dalim për në Botëror

Delo.autor

Presidenti META pret AGOLLIN në takim: I urova fat, por jo kundër KUKËSIT (FOTO)

Isa.Autor

“EURO 2020″/ Ndizet sfida në Kopenhangen, Danimarka realizon dy gola për 3 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment