Futboll Premier League

Allardyce nuk bind, Everton kërkon trajnerin e Shakhtar!

Everton është ende në ndjekje të trajnerit të Shakhtar Donetsk, Paulo Fonseca, i cili mund të merret gjatë verës në vartësi të asaj që do të bëj trajneri aktual Sam Allardyce në tre muajt e fundit të sezonit. Everton nuk është plotësisht i bindur nga Allardyce, që të shtunën arriti fitoren e dytë në 10 ndeshjet e fundit. Mund të ketë ndryshim edhe në rolin e drejtorit teknik, sepse në “Goodison Park” nuk e pëlqejnë shumë Steve Walsh dhe në vendin të tij mund të vijë “shefi” i PSV Eindhoven, Marcel Brands.

Ish-trajneri i Anglisë, 63-vjeçari Allardyce mori vendin e Ronald Koeman, në fund të vitit të kaluar duke firmosur një kontratë 18 mujore. Në shtatë ndeshjet e para, Everton nuk pësoi asnjë humbje duke u larguar nga “zona e ftohtë”, por që atëherë kjo skuadër ka fituar vetëm një herë duke humbur pesë nga shtatë ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha veprimtaritë. Nga ana tjetër, 44-vjeçari Fonseca, që ka drejtuar Porto, do të jetë i lirë në verë kur u përfundon kontrata me Shakhtar.

Related posts

Gjermanët kthehen në shtëpi: Na falni që nuk luajtëm si kampionë

Isa.Autor

REALI NGEC SËRISH/ Bale shpëton Zidane dhe Realin nga turpi, por e mbyll me të kuq (VIDEO)

F.autor

Elseid Hysaj mes dy rrugëve/ Napoli vendos afatin e fundit për mbrojtësin e Kombëtares

Sadik.Autor

Leave a Comment