Futboll Kategoria Superiore Sport

ARRIHET AKORDI/ Kristal Abazaj praktikisht një futbollist i Kukësit

Mungon vetëm zyrtarizimi, por Kristal Abazaj është një futbollist i Kukësit.

Klubi verilindorë ka arritur akordin me Anderlecht për mesfushorin sulmues. 23 vjeçari do të kalojë në formë huazimi te nënkampionët e vendit dhe rikthehet në këtë mënyrë sërish në Kategorinë Superiore, pas eksperiencës te Luftëtari.

Abazaj u largua nga bluzinjtë vetëm një sezon më parë, ku firmosi me Anderlecht për shifrën e 750 mijë eurove. Niveli i lartë i futbollit belg si dhe dëmtimet e shpeshta e detyruan lojtarin e kombëtares shqiptare që të humbasë vendin në listën e të grumbulluarve te gjiganti belg, çka solli edhe huazimin te Osijek.

Në një gjysëm-sezoni me kroatët, Abazaj shënoi 1 gol në 9 paraqitje. Detajet e marrëveshjes nuk bëhen ende zyrtare, por besohet se 23 vjeçari do të përfitojë rreth 8-10 mijë euro në muaj.

Related posts

CHAMPIONS/ Trajneri i Young Boys KËRCËNON Juven: Do të luajmë njësoj si…

Isa.Autor

Legjenda Georges St. Pierre: Do të kthehesha në kafaz për Khabib Nurmagomedov

Sadik.Autor

PROTAGONIST ME GOL NË FITOREN NDAJ LITUANISË/ Mesfushori Sensi: Çfarë më tha Mançini në pushim? Na ulëriti dhe…

Delo.autor

Leave a Comment