Futboll

Lajm i madh për Liverpoolin, rikthehet Mohamed Salah ndaj Cityt

Një lajm i madh pritet që të vije për Liverpoolin për ndeshjen e nesërme në Etihad në Ligën e Kampionëve

Sot egjiptiani, Mohamed Salah është dukur shumë mirë derisa ka stërvitur me skuadrën e parë të Liverpoolit.

Salah ishte larguar pas fitores 3-0 të Reds kundër City në ndeshjen e parë te çerekfinales të Ligës së Kampionëve derisa ishte ankuar për një lëndim në pjesën e dytë të takimit.

Ai u pushua gjatë derbit me Evertonin në Angli por në ndeshjen në Etihad, duket se Salah do të jetë gati.

Salah ka shënuar 38 gola në 41 paraqitje pas arritje se tij në Merseyside nga Roma si dhe ka bërë 13 asiste.

Klopp po ashtu ka pasur lajme të mira edhe për rikthimet në mbrojtje. Ai ka thënë se është kthyer dyshja Andreë Robertson dhe Alberto Moreno që i janë bashkuar Salahut në stërvitje e të cilët munguan në ndeshjen kundër Everton.

Kjo do të thotë që në ndeshjen e dytë të çerekfinales për Liverpool mungojnë Emre Can, Joel Matip dhe Joe Gomez. Listës së mungesave i shtohet edhe Jordan Henderson për shkak të suspendimit.

Reds janë në pozitë të mirë të arrinë në gjysmëfinale për herë të parë pas 10 viteve.

Related posts

E PAIMAGJINUESHME/ Misteri në Premier: Ku ka përfunduar “lojtari më i pasur në botë”

Isa.Autor

Messi dhe Ronaldo: La Liga me njoftim shumë interesant për dy superyjet

Q.Autor

Spalletti me deklaratë befasuese pas fitores me Beneventon

Q.Autor

Leave a Comment