Champions League UEFA

Allegri: E pamundur të arrijmë në finale çdo vit, Tottenham “i çmendur”…

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, hodhi poshtë kritikat ndaj skuadrës së tij, pas barazimit të Ligës së Kampionëve me Tottenhamin, duke thënë se kundërshtari ishte “i çmendur”. Gonzalo Higuain shënoi një dopietë të hershme në ndeshjen e parë të 1/8 finale, në Torino, të martën, por humbi një penallti në fund të gjysmës së parë. Harry Kane kishte ngushtuar rezultatin me një gol për “Spurs”, teksa këta të fundit barazuan 2-2 në sajë të një goli të Eriksen, në pjesën e dytë. Allegri, i cili pret që Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi të kthehen për ndeshjen e kthimit, tha se pritshmëritë që Juve do ta vriste ndeshjen që në Torino ishin të pavendosura.

“Juventusi luan për të fituar Ligën e Kampionëve, por ne nuk jemi favoritë për këtë. Eshtë e pamundur të arrijmë në finale çdo vit, – tha trajneri bardhezi. – Ne po bëjmë më të mirën dhe lojtarët e mi duhet të jenë të lumtur, sepse ata kanë zhvilluar një sezon të mahnitshëm. Edhe unë jam i lumtur për atë që po bëjnë. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi. Ende kemi një shans të mirë për t’u kualifikuar në Londër, por është krejtësisht e çmendur të mendojmë se Juventusi duhet të fitojë 3-0 në raundin e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Është diçka që më bën të çmendur, sepse nuk jeni në gjendje të analizoni se sa ekipe të mira janë në Ligën e Kampionëve. Unë nuk mund të pranoj që njerëzit mendojnë se rezultati 2-2 ndaj Tottenhamit mund të na bëjë të depresionuar”.

Allegri tha se skuadra e tij kurrë nuk ishte favorite kundër “Spurs”, ndërsa përgatitet për një “finale” në ndeshjen e dytë, në “Wembley”, muajin e ardhshëm.

“Ne patëm një shans 50 për qind përpara ndeshjes së parë dhe ende kemi 50 për qind mundësi kualifikimi për më tej. Tottenham është një skuadër e mahnitshme. Gjithsesi, futbolli është i çuditshëm, sepse Buffon na shpëtoi kur ishim 2-0. Pastaj patëm mundësinë të shkojmë përpara 3-0. Rezultati u ngushtua 2-1. Mund të shkonim 3-1 me penallti, por Higuain e humbi atë. Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë. Jemi përballë Tottenhamit në Ligën e Kampionëve, një ekip fizik dhe teknik. Tani, në Londër, do të jetë një finale dhe do të duhet të luftojmë për ta kaluar me sukses”, – përfundoi Allegri.

Related posts

NDIZET SFIDA NË “CAMP NOU”/ Messi zhbllokon sfidën nga pika e bardhë, Mbappe ndëshkon portierin Ter Stegen (VIDEO)

Delo.autor

HIDHËRIMI I BAYERN, shikoni çfarë ndodhi me portierin e gjermanëve

Sadik.Autor

NUK KA FRIKË NGA JUVENTUSI/ Ja vendimi që merr Simeone për sfidën në Champions

Delo.autor

Leave a Comment