Të tjera

Komiteti Olimpik paralajmëron Spanjën për pasojat nëse nuk jep viza për sportistët e Kosovës

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Pere Miro, ka paralajmëruar për pasojat që mund t’i bartë Spanja nëse nuk iu jep viza sportistëve të Kosovës për pjesëmarrje në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018”.

Miro në një intervistë dhënë “rac1.cat” ka thënë se e drejta e Kosovës për pjesëmarrje në vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e saj është e garantuar me rezolutë të Kombeve të Bashkuara (OKB), shkruan Koha Ditore.

Me rezolutën e vitit 2014 të firmosur nga gjithë anëtarët e OKB-së, përfshirë Spanjën, Miro thotë se rikonfirmohet autonomia e sportit.

Miro këtë shqetësim e ka shfaqur pas njoftimeve që ka marrë nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) dhe Komiteti Olimpik i Spanjës (KOS), që është edhe organizator e këtyre Lojërave.

Related posts

AKSIDENTI NË SILVERSTONE/ 1.5 milionë euro dëme, Red Bull apelon vendimin e komisarëve ndaj Hamilton

Delo.autor

Mercedes: Ja kush është sekreti i suksesit në Formula 1

Q.Autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Në Silverstone përveç Hamilton, do të kem një rival më shumë

Delo.autor

Leave a Comment